Plagosën me plumb të miturin në Kamëz, lihen në burg dy shokët

Gjykata Penale e Tiranës la në masën “arrest në burg” 2 miqtë, Armir Hasaj dhe Xhorxh Çuni, të arrestuar të premten si autorë të plagosjes së një të mituri 16 vjeç në Kamëz. Dy të rinjtë mbajtën të njëjtin qëndrim që u thanë hetuesve më herët, edhe para togave të zeza, duke përmendur shkak sherrin […]

Tetor 21, 2023 - 13:50
 0
Plagosën me plumb të miturin në Kamëz, lihen në burg dy shokët

Gjykata Penale e Tiranës la në masën “arrest në burg” 2 miqtë, Armir Hasaj dhe Xhorxh Çuni, të arrestuar të premten si autorë të plagosjes së një të mituri 16 vjeç në Kamëz.

Dy të rinjtë mbajtën të njëjtin qëndrim që u thanë hetuesve më herët, edhe para togave të zeza, duke përmendur shkak sherrin mes tyre ngacmimin e të dashurës.

Megjithatë, Hasaj dhe Çuni saktësuan para gjykatës se 16-vjeçari kishte ngacmuar të dashurën e Çunit, i cili kishte rolin e ndihmësit për t’u arratisur, ndërsa Armir Hasaj qëlloi me 1 plumb të miturin.

Dy të rinjtë i treguan policisë vendin ku kanë fshehur kallashnikovin që u përdor në ngjarje, por blutë akoma nuk e ka gjetur. I mituri u plagos në këmbë të mërkurën në Kamëz.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.