Plagoset me thikë një person në Kavajë

Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë. Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur ka marrë një goditje

Shkurt 17, 2024 - 11:29
 0
Plagoset me thikë një person në Kavajë

Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë. Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur ka marrë një goditje në krahë.

Ai është transportuar drejt spitalit të Durrësit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur,  ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.