Plagosi 2 persona nën efektin e drogës, lihet në burg 36-vjeçari në Korçë

36-vjeçari Jonis Mazllëmi i cili plagosi me sëpatë tre ditë më parë në Pazarin e Korçës një grua 52 vjeçe dhe një 60-vjecar është lënë në burg nga Gjykata e Korçës. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, prokuroria kërkoi masën “arrest me burg” për Mazllëmin, kërkesë e cila u pranua nga gjykata. Avokati […]

Tetor 22, 2023 - 14:27
 0
Plagosi 2 persona nën efektin e drogës, lihet në burg 36-vjeçari në Korçë

36-vjeçari Jonis Mazllëmi i cili plagosi me sëpatë tre ditë më parë në Pazarin e Korçës një grua 52 vjeçe dhe një 60-vjecar është lënë në burg nga Gjykata e Korçës. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, prokuroria kërkoi masën “arrest me burg” për Mazllëmin, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Avokati mbrojtës i caktuar kërkoi si masë sigurimi, atë të shtrimit të detyruar në spital, por kërkesa u rrëzua nga gjykata për shkak të mungesës së dokumentacionit që vërtetonte problemet me shëndetin mendor të 36-vjeçarit.

Deklarimet e Jonis Mazllëmit në gjykatë ishin produkt i halucinacioneve, sipas avokatit mbrojtës. Ai pretendonte se dy personat që plagosi, do e helmonin dhe e përndiqnin për shkak të një pasurie të madhe që i kishte lënë gjyshi.

36-vjeçari për shkak të fobisë nga helmimi, kishte 10 ditë pa ngrënë ushqim.

Mazllëmi ishte përdorues i hershëm i drogës dhe prej 2 vitesh nuk merrte mjekim, as për varësinë nga droga, as për problemet me shëndetin mendor.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.