Plagosi me armë kolegun në ambientet e repartit, pezullohet nga detyra efektivi (EMRAT)

Policia ka zbardhur detaje të reja nga plagosja e një efektivi në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orës 12:40 dhe

Shkurt 16, 2024 - 10:33
 0
Plagosi me armë kolegun në ambientet e repartit, pezullohet nga detyra efektivi (EMRAT)

Policia ka zbardhur detaje të reja nga plagosja e një efektivi në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orës 12:40 dhe dyshohet se gjatë përgatitjes për stërvitje,  Inspektori Konstandin Çipi, nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xhojsi Lamaj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 15.02.2024, rreth orës 12:40, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, punonjësi i Policisë Inspektor K. Ç., gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xh. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i Policisë K. Ç. është pezulluar nga detyra”, njofton policia.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga AMP.

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për punonjësin e Policisë K. Ç., për plagosje nga pakujdesia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.