Plagosi me sende të forta të riun në Shkodër, autori arrestohet pas një viti

Shkodër- Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Rreth 1 vit më parë plagosi rëndë, me send

Prill 23, 2024 - 15:30
 0
Plagosi me sende të forta të riun në Shkodër, autori arrestohet pas një viti

Shkodër- Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Rreth 1 vit më parë plagosi rëndë, me send të fortë, një 26-vjeçar dhe dyshohet se e kanosi atë, me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin A. D., 39 vjeç, banues në Vaun e Dejës. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 26.06.2023, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë, në kokë, shtetasin O. H., 26 vjeç, si dhe se e ka kanosur atë, për jetën, me armë zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.