Plagosi me thikë bashkëshorten e tij, arrestohet 48-vjeçari në Malësi të Madhe

Një 38-vjeçare u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj në Malësi të Madhe. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e çiftit, në fshatin Grizhë. Autori i dyshuar i ngjarjes, një 48-vjeçar me iniciale A.Z, u vu në prangat e policisë. Kjo e fundit në një njoftim për mediat thotë se shkak për […]

Nëntor 23, 2023 - 12:15
 0
Plagosi me thikë bashkëshorten e tij, arrestohet 48-vjeçari në Malësi të Madhe

Një 38-vjeçare u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj në Malësi të Madhe. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e çiftit, në fshatin Grizhë. Autori i dyshuar i ngjarjes, një 48-vjeçar me iniciale A.Z, u vu në prangat e policisë. Kjo e fundit në një njoftim për mediat thotë se shkak për ngjarjen dyshohet të jenë bërë motivet e dobëta.

“Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës, bashkëshorten e tij, në banesën e tyre në fshatin Grizhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e këtij shtetasi. Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. Z., 48 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij 38 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në një njoftim për mediat.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.