Plagosi me thikë një 28-vjeçar në Kukës, identifikohet autori

Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi gjatë një konflikti të castit ka plagosur me thikë një të ri në Kukës. Autori i identifikuar është R. C., 24 vjeç, banues në Kukës. Mësohet se, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Kukësit ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, një i ri […]

Shtator 23, 2023 - 16:00
 0
Plagosi me thikë një 28-vjeçar në Kukës, identifikohet autori

Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi gjatë një konflikti të castit ka plagosur me thikë një të ri në Kukës.

Autori i identifikuar është R. C., 24 vjeç, banues në Kukës.

Mësohet se, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Kukësit ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, një i ri i plagosur me thike shërbime të Policisë Kukës, kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Nga veprimet ka rezultuar se i riu, ishte plagosur me thikë nga R. C., 24 vjeç, banues në Kukës, gjatë një konflikti të çastit mes tyre.

Mësohet se shtetasi me iniciale A. E. po merr asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.