Plagosi policin në Himarë, arrestohet pas disa orësh autori, ishte fshehur tek ish-reparti ushtarak në Pilur

Arrestohet pas disa orësh 60-vjeçari, Thodhori Mërkuri i cili plagosi me armë zjarri policin Redin Caushi. Pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga autorin i cili ishte fshehur në ambientet e ish-repartit […]

Gusht 16, 2023 - 13:18
 0
Plagosi policin në Himarë, arrestohet pas disa orësh autori, ishte fshehur tek ish-reparti ushtarak në Pilur

Arrestohet pas disa orësh 60-vjeçari, Thodhori Mërkuri i cili plagosi me armë zjarri policin Redin Caushi.

Pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga autorin i cili ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00. Burime zyrtare bënë me dije se disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin, ndërkohë për të ndarë sherrin ka ndërhyrë punonjësi i Policisë, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit, por ka marrë goditje me thikë.

Vazhdon të mbetet në situatë kritike, efektivi 28-vjeçar i Policisë së Vlorës, shtruar që mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.