Plagosi tre vetë me armë, arrestohet shqiptari në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në kuadër të operacioni “Surnames” ka rënë në prangat e policisë 40-vjeçari Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa. Sipas asaj që njofton policia 40-vjeçari nga Elbasani është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale plagosja e rëndë me dashje. “U kap në Emiratet […]

Maj 22, 2024 - 12:55
 0
Plagosi tre vetë me armë, arrestohet shqiptari në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në kuadër të operacioni “Surnames” ka rënë në prangat e policisë 40-vjeçari Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa.

Sipas asaj që njofton policia 40-vjeçari nga Elbasani është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale plagosja e rëndë me dashje.

“U kap në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë

Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.