Plagosja e policit gjatë ndeshjes së volejbollit, kërkohet ndërprerja e të gjitha aktiviteteve sportive në Greqi

Ndeshja e volejbollit mes Olympiakos dhe Panathinaikos mbrëmjen e së enjtes ka përfunduar në mënyrën më të rëndë të mundshme. Nga trazirat mes tifozëve të dy skuadrave që janë rivalë të përhershëm mbeti i plagosur rëndë një polic. Ndërsa 31-vjeçari po lufton për jetën, policia po vazhdon me arrestimet, të cilat deri më tani kanë […]

Dhjetor 8, 2023 - 21:20
 0
Plagosja e policit gjatë ndeshjes së volejbollit, kërkohet ndërprerja e të gjitha aktiviteteve sportive në Greqi

Ndeshja e volejbollit mes Olympiakos dhe Panathinaikos mbrëmjen e së enjtes ka përfunduar në mënyrën më të rëndë të mundshme.

Nga trazirat mes tifozëve të dy skuadrave që janë rivalë të përhershëm mbeti i plagosur rëndë një polic. Ndërsa 31-vjeçari po lufton për jetën, policia po vazhdon me arrestimet, të cilat deri më tani kanë shkuar në 424, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Incidentet dhe plagosja shumë e rëndë e policit “përshkallëzuan” zhvillimet në shumë nivele. Policia ka dalë në një deklaratë ku kërkon pezullimin e të gjitha kampionateve, në të gjitha sportet.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.