Plagosja me thikë në Kavajë, policia kap të dyshuarin

Policia kap të dyshuarin për plagosjen me thikë që ndodhi dje në Kavajë. ‘Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.02.2024, në lagjen nr. 5, Kavajë, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi I. K., 55 vjeç, i […]

Shkurt 18, 2024 - 10:49
 0
Plagosja me thikë në Kavajë, policia kap të dyshuarin

Policia kap të dyshuarin për plagosjen me thikë që ndodhi dje në Kavajë.

‘Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.02.2024, në lagjen nr. 5, Kavajë, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi I. K., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas disa orë kontrollesh në zonë për kapjen e autorit, kanë lokalizuar, kapur dhe arrestuar shtetasin Armando Shtini, 22 vjeç, autor i dyshuar i plagosjes së 55-vjeçarit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ka kryer plagosjen, si dhe automjetin me të cilin 22-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.