Plagosja në Pogradec, Policia arreston dy autorët (EMRAT)

Pasditen e sotme (1 mars), 27-vjeçari Alted Jolldashi u plagos me armë zjarri, pasi u qëllua katër herë nga dy autorët. Të riun e prekën dy prej plumbave, një në shpatull dhe një në këmbë, ndërsa autorët e ngjarjes u arratisën. Policia ngriti pika kontrolli dhe disa orë më vonë ka kapur dhe arrestuar dy […]

Mars 1, 2024 - 22:50
 0
Plagosja në Pogradec, Policia arreston dy autorët (EMRAT)

Pasditen e sotme (1 mars), 27-vjeçari Alted Jolldashi u plagos me armë zjarri, pasi u qëllua katër herë nga dy autorët.

Të riun e prekën dy prej plumbave, një në shpatull dhe një në këmbë, ndërsa autorët e ngjarjes u arratisën.

Policia ngriti pika kontrolli dhe disa orë më vonë ka kapur dhe arrestuar dy autorët, Deis Meko dhe Kristo Lotis, e po ashtu ka sekuestruar dy armët tip pistoletë.

I plagosuri ndodhet në spital dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Kapet autori i plagosjes me armë, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Në pranga, të dy personat e përfshirë në konfliktin me armë.

Sekuestrohen dy armët e zjarrit, të përdorura nga autorët e krimit.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e sotme pranë kryqëzimit të Tushemishtit, si dhe falë negociatave të bëra nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec me familjarët e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, u bë e mundur kapja dhe vënia para përgjegjësisë ligjore e tyre. Konkretisht u vunë në pranga shtetasit:

D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, gjatë një konflikti të çastit, me shtetasin A. J., 27 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili për pasojë mbeti i plagosur dhe ndodhet për mjekim në spital.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dy armët e zjarrit që dyshohet se u përdorën në konflikt, nga autorët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.