Plagosja në Vorë/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes, si qëlloi me armën e shërbimit ushtaraku

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur të enjten në Vorë, ku oficeri i ushtrisë qëlloi me armën e shërbimit. Ky i

Nëntor 24, 2023 - 10:51
 0
Plagosja në Vorë/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes, si qëlloi me armën e shërbimit ushtaraku

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur të enjten në Vorë, ku oficeri i ushtrisë qëlloi me armën e shërbimit. Ky i fundit ndodhej në automjet me vëllain e tij dhe një tjetër person, ku është afruar Erges Hoxha. Ky i fundit ka tentuar të vrasë me thikë vëllain e oficerit të ushtrisë  Kidi Muzhaqin, për motive që policia nuk i ka zbardhur ende.

 

Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë ushtaraku, Ermal Muzhaqi, i cili ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur Erges Hoxhën.

 

Kidi Muzhaqi së bashku me personin që e sulmoi ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.  Ndërkohë në pranga janë vënë oficeri i ushtrisë dhe Erges Hoxha, të dy banues në Vorë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.