Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Një plagosje me armë ka ndodhur mbasditen e së premtes në fshatin Guci të Shkodrës. Burime bëjnë me dije se një person ka

Dhjetor 8, 2023 - 17:02
 0
Plagosje me armë zjarri në Shkodër

Një plagosje me armë ka ndodhur mbasditen e së premtes në fshatin Guci të Shkodrës. Burime bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur me armë në këmbë.

 

I plagosur është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës dhe është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

 

Sipas policisë ai është plagosur aksidentalisht nga një plumb qorr.

Njoftimi: 

 

Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonaal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.