Plan për të aneksuar veriun e Kosovës? Reagon shefi i Shtabit të ushtrisë serbe: Nuk tolerojmë gënjeshtra…

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviç deklaroi se nuk ka pasur asnjë plan për të aneksuar veriun e Kosovës, në një veprim të ngjashëm me atë të Rusisë në Donbass. “Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra. I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga […]

Tetor 2, 2023 - 14:25
 0
Plan për të aneksuar veriun e Kosovës? Reagon shefi i Shtabit të ushtrisë serbe: Nuk tolerojmë gënjeshtra…

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviç deklaroi se nuk ka pasur asnjë plan për të aneksuar veriun e Kosovës, në një veprim të ngjashëm me atë të Rusisë në Donbass.

“Ushtria serbe është një organizatë serioze, e fortë, që nuk toleron gënjeshtra. I mohoj të gjitha akuzat e bëra nga Prishtina”, tha Mojsilloviç gjatë një konference për shtyp.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, përmes sulmit në Banjskë.

Më 24 shtator, policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur në këtë fshat të komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.