Planet për fëmijë dhe kush e fiton BBV3 përveç Meritonit, Ilnisa i thotë të gjitha: Eglën nuk do e fal kurrë!

Gazetarja Ilnisa Agolli, ish-konkurrente e Big Brother VIP3, ka treguar se ka takuar familjarët e Meritonit. E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell ajo tha se e takoi babanë dhe vëllanë e Meritonit natën që ata ishin për surprizën brenda BBV. “Babanë e Meritonit, bashkë me Meritonin, i kalova që […]

Maj 12, 2024 - 19:10
 0
Planet për fëmijë dhe kush e fiton BBV3 përveç Meritonit, Ilnisa i thotë të gjitha: Eglën nuk do e fal kurrë!

Gazetarja Ilnisa Agolli, ish-konkurrente e Big Brother VIP3, ka treguar se ka takuar familjarët e Meritonit.

E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell ajo tha se e takoi babanë dhe vëllanë e Meritonit natën që ata ishin për surprizën brenda BBV.

Babanë e Meritonit, bashkë me Meritonin, i kalova që mbrëmjen që i bënë surprizën Meritonit. Edhe atje ngriva”-tregoi Ilnisa.

E pyetur nëse ka plane për fëmijë me Meritonin, ajo u shpreh:

Unë kurrë në jetën time nuk kam planifikuar asgjë, planet rrëzohen, unë besoj në Zot”.

Ilnisa tha se nuk do ta falë kurrë Eglën.

Asnjëherë! Nuk besoj se do ta fal sepse nuk kam arsye për ta bërë, janë mijëra pika për të mos e falur atë grua. Në ngjarjet e fundit që po zhvillohen atje brenda, nuk mendoj se ajo meriton falje, siç duhet në fakt.  Bullizon pamjen, seksualizon fëmijët, shkel ligjin. Bota jashtë më priti mirë, shpresoj të vijojë kështu. Më keq seç kam parë brenda nuk ka ndodhur jashtë”.

Përveç Meritonit, Ilnisa u shpreh se fitoren e meriton edhe Juli.

Do të them dhe një emër tjetër, do të them emrin e Julit”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.