Plani i G7: Fondet e ngrira ruse garanci për rindërtimin e Ukrainës

Grupi i ekonomive më të fuqishme në botë (G7) dhe Bashkimi Evropian po diskutojnë një plan për të përdorur më shumë se 250

Shkurt 4, 2024 - 22:04
 0
Plani i G7: Fondet e ngrira ruse garanci për rindërtimin e Ukrainës

Grupi i ekonomive më të fuqishme në botë (G7) dhe Bashkimi Evropian po diskutojnë një plan për të përdorur më shumë se 250 miliardë dollarë asete të ngrira të bankës qendrore të Rusisë si garanci për financimin e rindërtimit të Ukrainës.

Informacioni u raportua nga Bloomberg, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Sipas propozimit, aleatët e Ukrainës mund të shesin borxhin për të ndihmuar në rindërtimin e vendit ndërsa asetet e ngrira do të përdoren si kolateral.

Përkrahësit e planit argumentojnë se një zgjidhje eventuale e konfliktit sipas ligjit ndërkombëtar do ta bënte Rusinë përgjegjëse për të paguar për dëmin që ka shkaktuar. Nëse Rusia refuzon, mund të bëhen pretendime për asetet e ngrira, sipas mbështetësve të planit.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.