Plani i tmerrshëm i autorit të masakrës në Pragë, donte të bllokonte të gjitha dyert dhe të vriste sa më shumë njerëz

Republika Çeke është në zi një ditë pas sulmit më të madh të armatosur në historinë moderne të vendit me 14 të vdekur,

Dhjetor 23, 2023 - 09:05
 0
Plani i tmerrshëm i autorit të masakrës në Pragë, donte të bllokonte të gjitha dyert dhe të vriste sa më shumë njerëz

Republika Çeke është në zi një ditë pas sulmit më të madh të armatosur në historinë moderne të vendit me 14 të vdekur, duke përfshirë sulmuesin në Universitetin Charles të Pragës.

Policia njoftoi se studenti 24-vjeçar, autori i sulmit, kreu vetëvrasje pasi qëlloi dhe vrau 13 persona dhe plagosi 25 në Shkollën e Arteve të Bukura të Universitetit Charles. Sipas informacioneve të policisë për të lënduarit, ata kanë plagë me armë zjarri në kokë, gjoks dhe disa në gjymtyrë. Sipas mediave vendase, disa prej të plagosurve tashmë i janë nënshtruar operacionit. Policia çeke ka identifikuar të gjithë të vdekurit, tha ministri i Brendshëm Vit Rakusan, duke sqaruar se tre nga të plagosurit janë të huaj.

Ministri i Jashtëm holandez tha më herët se njëri nga të plagosurit ishte shtetas holandez. Të gjitha viktimat u vranë brenda ndërtesës së Universitetit. Disa nga të vdekurit ishin kolegë studentë të sulmuesit, i cili ishte student në Universitetin Charles nga një fshat afër Pragës dhe thuhet se zotëronte ligjërisht armët pa precedentë penalë, sipas policisë.

Sipas mediave çeke, 24-vjeçari David Kozak kishte pajisje për të bllokuar hyrjen dhe daljen e njerëzve në ndërtesë dhe për të vrarë sa më shumë.

Policia mësoi për sulmin e armatosur në orën 15:00 me orën vendase dhe menjëherë vendosi një forcë ndërhyrjeje. Njëzet minuta më vonë autori u gjet i vdekur .

Duke cituar rezultatet e një hetimi në rrjetet sociale, shefi i policisë tha se sulmuesi ishte frymëzuar nga një incident i ngjashëm në Rusi, pa dhënë detaje. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.