“Plas” grushti në zyrën e kryebashkiakut të Pukës, zyrtarët rrihen me njëri-tjetrin

Një episod dhune është shënuar pasditen e së mërkurës në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ku drejtori i Burimeve Njerëzore, Sokol Gjoni, është përfshirë në një konlikt me një tjetër person i cili mban detyrë shtetërore. Konflikti mes tyre ka përshkallëzuar deri në përleshje fizike. Është dashur ndërhyrja e […]

Prill 25, 2024 - 17:15
 0
“Plas” grushti në zyrën e kryebashkiakut të Pukës, zyrtarët rrihen me njëri-tjetrin

Një episod dhune është shënuar pasditen e së mërkurës në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ku drejtori i Burimeve Njerëzore, Sokol Gjoni, është përfshirë në një konlikt me një tjetër person i cili mban detyrë shtetërore.

Konflikti mes tyre ka përshkallëzuar deri në përleshje fizike.

Është dashur ndërhyrja e kryebashkiakut Dodaj dhe sekretares së Këshillit Bashkiak, Edona Hyseni, të cilët bënë të mundur neutralizimin e dy zyrtarëve, shkruan newsbomb.

Ndërkohë mësohet se lidhur me këtë ngjarje Komisariati i Pukës nuk ka nisur asnjë procedurë pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim sa i përket këtij konflikti.

Gjithashtu, as nga Bashkia e Pukës deri më tani nuk ka një reagim zyrtar sa i përket këtij konflikti të ndodhur në zyrën e kryebashkiakut.

Theksojmë se përgjatë ditëve të fundit në Bashkinë e Pukës janë regjistruar një sërë konfliktesh mes eksponentëve të PD, sa i përket dhjetra emërimeve fiktive./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.