Plas sherri në Greqi, shqiptari bën për spital partneren moldave. Arrestohet 25 vjeçari

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku protagonist është një shtetas shqiptarë. 25-vjeçari ka dhunuar për arsye ende të paqarta partneren e tij 35-vjeçare me origjinë nga Moldavia. Kanë qënë fqinjët ata që kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje. E reja është […]

Mars 4, 2024 - 21:25
 0
Plas sherri në Greqi, shqiptari bën për spital partneren moldave. Arrestohet 25 vjeçari

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku protagonist është një shtetas shqiptarë.

25-vjeçari ka dhunuar për arsye ende të paqarta partneren e tij 35-vjeçare me origjinë nga Moldavia.

Kanë qënë fqinjët ata që kanë dëgjuar zëra dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.

E reja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ndërsa 25-vjeçari pas ngjarjes u zhduk për t’u gjetur më vonë nga policia në zonën e Karditës.

Ndaj tij është ngritur akuza për lëndim të rrezikshëm trupor, pasi I ka shkaktuar partneres plagë të rënda në kokë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.