“Plas’ te Foltorja, anëtari i kryesisë: S’isha dakord që të dilnim nën logon e Metës. Duhet lidership i ri, Berisha e Basha, të dështuar

Gjatë intervistës në “News Line”, Aleksandër Biberaj, anëtar kryesie te Rithemelimi, deklaroi se opozita ka nevojë për një lidership të ri. Ai zbuloi se nuk ishte dakord që Rithemelimi të dilte nën logon e Partisë së Lirisë. Sakaq, Biberaj deklaroi se ka se sa të jetë Edi Rama kryeministër, atë logo të PD-së nuk do […]

Shtator 18, 2023 - 19:06
 0
“Plas’ te Foltorja, anëtari i kryesisë: S’isha dakord që të dilnim nën logon e Metës. Duhet lidership i ri, Berisha e Basha, të dështuar

Gjatë intervistës në “News Line”, Aleksandër Biberaj, anëtar kryesie te Rithemelimi, deklaroi se opozita ka nevojë për një lidership të ri. Ai zbuloi se nuk ishte dakord që Rithemelimi të dilte nën logon e Partisë së Lirisë.

Sakaq, Biberaj deklaroi se ka se sa të jetë Edi Rama kryeministër, atë logo të PD-së nuk do ta marrë Rithemelimi, do ta ketë Lulzim Basha.

Unë e kam thënë lufta duhej bërë për të bashkuar të gjithë demokratët, për të bashkuar bazën se ata janë të gjithë votuesit, por as Sali Berisha nuk e bën këtë se ka dy vite që ka dështuar, Lulzim Basha nuk e bën që nuk e bën, Gazmend Bardhi nuk ka autoritetin për ta bërë këtë gjë. Por këta nuk pranojnë që të hapet një proces unifikues përbashkues në PD dhe të kandidojë kush të dojë, siç ndodh në Demokracinë Perëndimore. Le të jenë 10 kandidatë, 20, që ta bashkojnë PD.

Unë kam propozuar që më përpara që ne mos të dilnim me logon e Partisë së Lirisë ose LSI, por të krijohej një parti tjetër, sepse gjykatat në këtë vend i ka Edi Rama si të gjithë pushtetet. Sa të jetë Edi Rama kryeministër atë logo të PD nuk do ta marri Rithemelimi, do ta ketë Basha dhe kjo është e qartë”, tha ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.