Plot 35 miliardë $ investim! Dubai do të ketë aeroportin më të madh në botë

Në Dubai ka nisur puna për ngritjen e  terminalit të aeroportit që sipas mediave të huaja, do të jetë më i madhi në botë. Kostoja? Plot 35 miliardë dollarë. Kryeministri i Dubait dhe nënpresidenti thanë të dielën se terminali i ri do të jetë 5 herë më i madh se aeroporti aktual ndërkombëtar i Dubait, […]

Prill 29, 2024 - 11:10
 0
Plot 35 miliardë $ investim! Dubai do të ketë aeroportin më të madh në botë

Në Dubai ka nisur puna për ngritjen e  terminalit të aeroportit që sipas mediave të huaja, do të jetë më i madhi në botë. Kostoja? Plot 35 miliardë dollarë. Kryeministri i Dubait dhe nënpresidenti thanë të dielën se terminali i ri do të jetë 5 herë më i madh se aeroporti aktual ndërkombëtar i Dubait, me 260 milionë pasagjerë në vit.

“Sot, ne miratuam projektet për terminalin e ri të pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar. “Al Maktoum” do të gëzojë kapacitetin më të madh në botë, duke arritur deri në 260 milionë pasagjerë. Ai do të jetë 5 herë më i madh se aeroporti aktual ndërkombëtar i Dubait dhe të gjitha shërbimet do të transferohen tek ai në vitet e ardhshme. Teknologjitë e reja të aviacionit do të përdoren për herë të parë në këtë sektor. Ky aeroport do të presë kompanitë lider në botë në sektorin e transportit ajror. Do të ndërtojmë një qytet të tërë përreth tij. Është një projekt për brezat e ardhshëm, për fëmijët tanë. Do të jetë padyshim qendra e re globale”, ka shkruar në rrjetin social “X” Sheikh Mohammed.

Pasi të përfundojë, Aeroporti Ndërkombëtar “Al Maktoum”, puna për zgjerimin e të cilit nisi në 2010-ën, ai do të ketë 5 pista paralele dhe 400 porta avionësh.

Paul Griffiths, CEO i “Dubai Airports”, tha se zhvillimi i tij do të forcojë pozicionin e Dubait si një qendër kryesore e aviacionit. Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka qenë në fakt aeroporti më i ngarkuar në botë për 10 vjet rresht.

Gati 87 milionë pasagjerë përdorën qendrën e tranzitit vitin e kaluar, duke tejkaluar nivelet e para pandemisë. Dubai njoftoi një rekord prej 17.15 milionë vizitorësh ndërkombëtarë në 2023, gati 20% më shumë se një vit më parë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.