Plumba drejt policëve në Shkodër, digjet makina e të plagosurve dhe autorëve (PAMJET)

Efektivi i policisë, Gjergj Ndershtiqaj rreth 30 vjeç dhe kunati i tij, Gjin Nika, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë kanë mbetur

Mars 12, 2024 - 22:00
 0
Plumba drejt policëve në Shkodër, digjet makina e të plagosurve dhe autorëve (PAMJET)

Efektivi i policisë, Gjergj Ndershtiqaj rreth 30 vjeç dhe kunati i tij, Gjin Nika, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Grudë e Re.

Policia  gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, ka konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Gjithashtu nga flakët është përfshirë edhe makina e dy personave të plagosur.

Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata ka siguruar pamjet nga djegia e makinës së policëve.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.