Plumbat mbi policin e “Shqiponjave”, ende asnjë gjurmë nga autori, ai është i armatosur dhe i rrezikshëm

Policia po vijon kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e Klered Bozhanaj, autor i dyshuar i plagosjes se efektivit të forcave Shqiponja, Edlir Alleshi,

Shtator 21, 2023 - 12:15
 0
Plumbat mbi policin e “Shqiponjave”, ende asnjë gjurmë nga autori, ai është i armatosur dhe i rrezikshëm

Policia po vijon kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e Klered Bozhanaj, autor i dyshuar i plagosjes se efektivit të forcave Shqiponja, Edlir Alleshi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tirane.

 

Agjentët kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, shtëpi të braktisura, magazina dhe zona të tjera, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të 42-vjeçarit.

 

Hetuesit kanë kontaktuar edhe familjarët e autorit të dyshuar të cilët janë treguar bashkëpunues, por dëshmia e tyre nuk ka ndihmuar në kërkime.

 

Më herët Policia e Tiranës vendosi shpërblim 20 mijë euro për çdo informacion që do të çojë në kapjen e autorit të plagosjes, ndërsa dyshohet se Bozhanaj ka ende me vete armën e zjarrit duke rritur rrezikun për krime të tjera.

 

Edlir Alleshi, i cili në atë momentin e plagosjes ishte në krye të detyrës ka ndjekur autorin e dyshuar deri në hyrjen e pallatit të tij në afërsi të zonës së njohur si Porcelani.

 

Pasi i janë afruar Bozhanaj ka nxjerrë armën dhe ka plagosur në bark me dy plumba efektivin.

 

42-vjeçari dyshohet se ka probleme me depresionin ndërkohë qe prej pak kohësh ai ishte kthyer nga Italia.

 

Efektivi i plagosur është dërguar menjëherë te Spitali i Traumës ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.