“Po flemë 4 veta në një shtrat”, skandal me ekipin e basketbollit të Bosnjes

Një skandal i madh në sportin boshnjak. Në kualifikueset për Olimpiadën ku po merr pjesë Bosnje-Hercegovina, e ka një element të mirë si Jusuf Nurkic, i cili luan në NBA me Portland, por i mungon diçka shumë e rëndësishme: fondi financiar. Nurkic ka deklaruar se kushtet që i janë siguruar nga Federata vendase e Basketbollit […]

Gusht 16, 2023 - 14:18
 0
“Po flemë 4 veta në një shtrat”, skandal me ekipin e basketbollit të Bosnjes

Një skandal i madh në sportin boshnjak. Në kualifikueset për Olimpiadën ku po merr pjesë Bosnje-Hercegovina, e ka një element të mirë si Jusuf Nurkic, i cili luan në NBA me Portland, por i mungon diçka shumë e rëndësishme: fondi financiar.

Nurkic ka deklaruar se kushtet që i janë siguruar nga Federata vendase e Basketbollit janë për turp, duke nisur që nga programimi i ndeshjeve miqësore: “Ekipet e tjera kanë pasur nga 10 miqësore përpara turneut kualifikues, ne kemi luajtur vetëm 2”.

Për NOVA BH, basketbollisti i famshëm boshnjak shtoi: “Për çfarë shërben lodhja në stërvitje dhe angazhimi ynë kur flemë 4 veta në një shtrat? Njerëzit duhet të kuptojnë se kombëtarja vjen para gjithçkaje, sportistëve duhet t’u garantohen kushtet më të mira”.
“Kemi 30 vite po me të njëjtat probleme”, theksoi më tej Nurkic,

Nga federata thonë se gjithçka është zgjidhur për të ardhmen, por nuk mendon kështu Dzanan Musa, lojtar i Real Madrid, ekip me të cilin ka fituar Euroligën e fundit.

“Është e pamundur që 4 njerëz të flenë në të njëjtën dhomë. Unë luaj me ekipin më të mirë të Evropës, por kur kthehem në atdhe gjërat janë shumë keq. Ne nuk luajmë për para apo famë kur jemi me Bosnjen, por sepse kemi dëshirë”, thekson Musa.
/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.