Po hynte në stadium për të parë Kombëtaren, zbardhen detaje nga arrestimi i Erzen Breçanit

Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i ish-nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili u arrestua dje në kuadër të një hetimi të SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Breçani, i cili u arrestua i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të zbuluar falë përgjimeve të aplikacionit SKY. Breçani u […]

Nëntor 21, 2023 - 12:07
 0
Po hynte në stadium për të parë Kombëtaren, zbardhen detaje nga arrestimi i Erzen Breçanit

Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i ish-nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili u arrestua dje në kuadër të një hetimi të SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Breçani, i cili u arrestua i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të zbuluar falë përgjimeve të aplikacionit SKY.

Breçani u arrestua teksa po hynte në stadiumin ‘Air Albania’ ku do të shikonte ndeshjen e kombëtares shqiptare me Ishujt Faroe, ndërsa ndaj tij, rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit.

Mësohet se ai ishte duke u përshëndetur me ish-kolegë të tij policë, të cilët ishin në shërbim në kuadër të masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Po ashtu edhe shefi i krimeve të komisariatit nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni ka rënë në pranga në afërsi të stadiumit, ku ishte në shoqërinë e djalit të mitur. Sakaq, në kërkim është shpallur dhe djali i Breçanit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.