Po kalonte trafikndarësen, furgoni përplas për vdekje 60-vjeçaren në Lushnje

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë – Lushnje ne fshatin Dushk. Një mjet transporti mallrash tip fugon me targa AB 540 CB ka goditur një person te seksit femër rreth të 60-ve ende e paidentifikuar. Viktima ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit është […]

Tetor 21, 2023 - 09:20
 0
Po kalonte trafikndarësen, furgoni përplas për vdekje 60-vjeçaren në Lushnje

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë – Lushnje ne fshatin Dushk.

Një mjet transporti mallrash tip fugon me targa AB 540 CB ka goditur një person te seksit femër rreth të 60-ve ende e paidentifikuar.

Viktima ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit është përplasur nga furgoni. Shkak edhe errësira.

Drejtuesi i fugonit është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Lushnjë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Dushk, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi O. Gj., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore (dyshohet endacake), e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.