Po kthehej nga Greqia nëpërmjet malit të Gramozit/ Familjarët humbin kontaktet me 60-vjeçarin

Një 60-vjeçar nga Kolonja ka humbur kontaktet me familjen.   Mësohet se shtetasi me iniciale N.Zh. ka telefonuar ditën e djeshme familjarët nga

Nëntor 26, 2023 - 14:55
 0
Po kthehej nga Greqia nëpërmjet malit të Gramozit/ Familjarët humbin kontaktet me 60-vjeçarin

Një 60-vjeçar nga Kolonja ka humbur kontaktet me familjen.

 

Mësohet se shtetasi me iniciale N.Zh. ka telefonuar ditën e djeshme familjarët nga Greqia, duke i njoftuar se do të kthehej në Ersekë.

 

Ai punonte në shtetin grek me punë sezonale, ndërsa ka marrë rrugën për t’u kthyer nga mali i Gramozit në kushte shumë të këqija atmosferike për shkak të reshjeve.

 

Familjarët janë munduar ta kontaktojnë në telefon por nuk kanë mundur të flasin më me 60 vjeçarin.

 

Sipas policisë nuk dihet ende nëse ka ndodhur gjë me të, apo është kthyer mbrapsht drejt shtetit grek. Kërkimet kanë filluar që prej ditës së djeshme, ndërsa sot nëpërmjet dronit është bërë krehja e një pjese të zonës së Gramozit, por pa rezultat.

 

Pritet në vijim të shihet në bazë të kërkimeve mes policisë shqiptare, policisë kufitare dhe asaj greke, nëse do të arrihet të gjendet 60 vjeçari.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.