Po kthehej nga shërbimi; vdes në aksident polici i komisariatit të Mirditës

Një aksident i rende ku u perfshine dy mjete i mori jetën një punonjêsi policie qe sherbente ne komisariatin e Mirdites. Gëzim Lazri

Shtator 16, 2023 - 09:40
 0
Po kthehej nga shërbimi; vdes në aksident polici i komisariatit të Mirditës

Një aksident i rende ku u perfshine dy mjete i mori jetën një punonjêsi policie qe sherbente ne komisariatin e Mirdites.

Gëzim Lazri 56 vjeç, po kthehej nga sherbimi me mjetin e tij tip Benz, kur u perplas nga nje automjet tip Chevrolet.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qene shpejtesia dhe manovra e gabuar e drejtuesit te mjetit tip Chevrolet.

 

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.