“Po luftoj për jetën”, Cardi B sëmuret pak përpara performancës

Cardi B po ‘luftonte për jetën’ përpara performancës së saj në mbrëmjen e Vitit të Ri. 31-vjeçarja e cila kohët e fundit është ndarë nga bashkëshorti Offset, shkoi në Majami për një koncert në një hotel, por u tha fansave se ishte ndierë keq. Në një video në Instagram Story, të postuar para koncertit, ajo […]

Janar 2, 2024 - 08:41
 0
“Po luftoj për jetën”, Cardi B sëmuret pak përpara performancës

Cardi B po ‘luftonte për jetën’ përpara performancës së saj në mbrëmjen e Vitit të Ri.

31-vjeçarja e cila kohët e fundit është ndarë nga bashkëshorti Offset, shkoi në Majami për një koncert në një hotel, por u tha fansave se ishte ndierë keq.

Në një video në Instagram Story, të postuar para koncertit, ajo u tha 169 milionë fansave të saj: “Po luftoj për jetën time. Vërtet po e bëj”.

“Unë jam shumë sëmurë dhe s’e kuptoj pse. Kur isha në Nju-Jork dilja me pulovra, gishtat e këmbës jashtë. Isha mirë”.

“Sapo zbrita në Majami… u kam thënë njerëzve se e kam alergji Majamin”, tha ajo duke ngacmuar pak floridianët. “Jam alergjike ndaj Floridës. Jam alergjike ndaj këtij shteti. Nuk ka as kuptim. 4 orë pasi zbrita, kisha kollë, shtrëngim në kraharor. Kam 3 ditë që luftoj dhe kam një koncert më pas. Performancë e rëndësishme, e di që është Viti i Ri, por është vërtet e rëndësishme. Dhe po luftoj”.

Cardi ia doli që të ngjitej në skenë dhe të dhuronte një performancë të paharrueshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.