“Po më ndiqnin tre veta”/ Vrau Halil Kokën, dyshime për gjendjen mendore të Ilir Koçiljes

Gjykata e shkalles se parë në Durrës ka lënë në burg Ilir Koçiljen , i cili dy ditë më parë vrau me thikë Halil Kokën. Në gjykat i pandehuri është shfaqur i penduar, por në deklarimin e tij është shfaqur i paqendrueshem mendërisht. Fillimisht ka deklaruar se ka humbur disa tendera përballë mafias dhe më […]

Shkurt 17, 2024 - 12:22
 0
“Po më ndiqnin tre veta”/ Vrau Halil Kokën, dyshime për gjendjen mendore të Ilir Koçiljes

Gjykata e shkalles se parë në Durrës ka lënë në burg Ilir Koçiljen , i cili dy ditë më parë vrau me thikë Halil Kokën.

Në gjykat i pandehuri është shfaqur i penduar, por në deklarimin e tij është shfaqur i paqendrueshem mendërisht. Fillimisht ka deklaruar se ka humbur disa tendera përballë mafias dhe më pas shpjegoi se si kishte ndodhur ngjarja.

Ai tha se kanë qenë 3 vetë që po e ndiqnin për ta rrahur, midis tyre edhe viktima. Gjyqtarja Besjana Garxenaj kërkoi që të bëhet edhe ekpertim i gjendjes psikologjike dhe mendore.

Autori ka qenë i dënuar në vitin 2018 per përndjekjen e një shtetaseje dhe u dënua me 4 muaj e 20 dite burg.

Ai jeton i vetëm në Durrës, pasi familjarët e tij janë në emigracion. Avokati mbrojtës kërkoi masë sigurie arrest me burg me afat dhe të vlerësohet gjendja e tij mendore. Në fund gjykata vendosi arrest me burg pa afat.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.