Po ndërtonin pa leje në bregdetin e Spillesë, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kavajës pasi po ndërtonin pa leje në bregdet. Blutë e Kavajës bënë me dije se katër të arrestuarit u kapën në flagrancë teksa po ndërtonin pa lejen e organeve kompetente, një beach bar, në bregdetin e Spilles, për qëllime përfitimi. Sakaq, policia po punon për kapjen e sipërmarrësit […]

Prill 29, 2024 - 15:05
 0
Po ndërtonin pa leje në bregdetin e Spillesë, arrestohen 4 persona

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kavajës pasi po ndërtonin pa leje në bregdet.

Blutë e Kavajës bënë me dije se katër të arrestuarit u kapën në flagrancë teksa po ndërtonin pa lejen e organeve kompetente, një beach bar, në bregdetin e Spilles, për qëllime përfitimi.

Sakaq, policia po punon për kapjen e sipërmarrësit të punimeve.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan shtetasit F. Gj., 51 vjeç, F. Gj., 56 vjeç, L. D., 50 vjeç dhe Xh. D.  51 vjeç, të katërt banues në Lushnjë, pasi u kapën në flagrancë duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një beach bar, në bregdetin e Spilles, për qëllime përfitimi.        

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e sipërmarrësit të punimeve, shtetasit P. V., 41 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftim.

Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.