Po ngiste kamionçinën, ndërron jetë papritur 68-vjeçari, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme (27 janar 2024) në rrugën “Transballkanike”. Një 68 vjeçar, punonjës në ngarkim-shkarkim pranë sheshit të “Omonias”, Vlorë, ka pësuar infarkt në zemër teksa ishte duke ngarë kamionçinën. 68 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa makina ka mbetur mes ndarjes së korsisë. Paraprakisht, dyshimet janë për […]

Janar 27, 2024 - 19:27
 0
Po ngiste kamionçinën, ndërron jetë papritur 68-vjeçari, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme (27 janar 2024) në rrugën “Transballkanike”.

Një 68 vjeçar, punonjës në ngarkim-shkarkim pranë sheshit të “Omonias”, Vlorë, ka pësuar infarkt në zemër teksa ishte duke ngarë kamionçinën. 68 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa makina ka mbetur mes ndarjes së korsisë.

Paraprakisht, dyshimet janë për një goditje në zemër, por është ekspertiza ajo që do vendosë shkakun e vdekjes.

Nga informacionet paraprake, i moshuari punonte çdo ditë pranë sheshit “Omonia” në ngarkim- shkarkim dhe transport mallrash./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.