“Po përgatitet sekuestrimi i pasurive”/ Avokati: Berisha e Meta do shkojnë pas hekurave, dy familjet më të mëdha mafioze që kanë vjedhur Shqipërinë

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka paralajmëruar zhvillime të bujshme në politikën shqiptare. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme po përgatit sekuestrimin e të gjitha pasurive të dyshes më të korruptuar në vend, Ilir Meta dhe Sali Berisha. Për avokatin, fundi i tyre do të jetë tragjik. Sipas tij SPAK do t’i japë goditjen përfundimtare duke […]

Shtator 7, 2023 - 11:28
 0
“Po përgatitet sekuestrimi i pasurive”/ Avokati: Berisha e Meta do shkojnë pas hekurave, dy familjet më të mëdha mafioze që kanë vjedhur Shqipërinë

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka paralajmëruar zhvillime të bujshme në politikën shqiptare. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme po përgatit sekuestrimin e të gjitha pasurive të dyshes më të korruptuar në vend, Ilir Meta dhe Sali Berisha. Për avokatin, fundi i tyre do të jetë tragjik.

Sipas tij SPAK do t’i japë goditjen përfundimtare duke i çuar në burg për të gjitha aferat dhe krimet dhe vjedhjet ndaj shqiptarëve.

Avokati thotë se pas tyre do të shkojnë pas hekurave dhe të gjithë ata politikanë që mbajnë “në këmbë” duke i dhënë jetë Berishës dhe Metës, siç ishte dhe rasti i grupit të Gazment Bardhit që i dha “oksigjen” Saliut në një moment shumë të vështirë, ku zyrtarisht për herë të parë ka mbetur pa parti, pa logo e pa seli.
“Këto janë sebepe për të mbajtur në këmbë Berishën dhe Metën, ata i mbajnë sepse mbajnë veten e tyre, sepse e dinë se pas atyre e kanë këta radhën”, theksoi ndër të tjera avokati gjatë një interviste për gazetën “SOT”.

-Avokat Beqiri, duket se kryeministri Edi Rama shpesh herë i detyruar nga SPAK, por edhe nga pakënaqësia që ka me stafin e tij, tashmë ka një ekip të ri, si i komentoni këto ndryshime në qeveri që u bënë vetëm pak ditë më parë në mbledhjen e Asamblesë së PS?

Ishin ndryshime të domosdoshme sepse kanë rrjedhur shumë ujëra, kanë ndodhur shumë ngjarje, ka pasur goditje të forta nga SPAK që kanë shkuar deri tek ish-zv/kryeministri. Unë e konsideroj si në gjë pozitive, këto lëvizje që janë bërë janë ose jo të përshtatshme tani ne jemi mësuar të shohim fytyra të reja që nuk i kemi njohur më parë.

Kur je në mandatin e 3, dy mandatet e para konsumojnë shumë energji, shumë gjëra dhe rifreskimi është shenjë pozitive, por unë them se ky rifreskim ka të bëjë edhe me një lloj përzgjedhje më të kujdesshme të atyre njerëzve që nuk kanë probleme me drejtësinë, janë larg korrupsionit dhe në këtë aspekt do të vlerësoja se qeveria aktuale bënë mirë që e sheh mirë këtë.

Presim shumë jo vetëm në luftën kundër korrupsionit po edhe në aspekte të tjera, kjo qeveri ashtu si ka mangësi ka edhe disa arritje madhore. Duhen parë edhe pagat, edhe pensionet, çmimet, suksesi duhet të konkretizohet me të tillë tregues që nuk duhet që të vonohen shumë, pasi populli pret shumë për rritjen e pensioneve dhe pagat.

-Sa i përket çështjes së Fredi Belerit, kryeministri Edi Rama e ka sulmuar sërish dhe ka sulmuar po ashtu edhe njerëzit të cilët e mbështesin atë, si i komentoni këto sulme të Ramës ndaj Belerit?

Në fakt ai është në linjën e vet, është kryeministër i vendit dhe ka përgjegjësi që në kohën e duhur dhe në vendin e duhur duhet që të jap vlerësimet e veta. Duam apo jo, edhe ata që janë kundërshtarë duhet ta dëgjojnë pasi burimet e informacionet nga rruga zyrtare nuk të çojnë në qorrsokak. Mua më duket një qëndrim objektiv, është ulëritëse pandëshkueshmëria e kriminelëve, të gjithë duhet që të jenë të barabartë para ligjit, ndëshkimi këtu është vetëm për fukarenjtë.

Respektimi i shtetit ligjor dhe i gjykatave duhet ë jetë e vetmja alternativë e të gjithëve nëse duam që të arrijmë diku, me një shtet të fortë dhe pa korrupsion, që pensionistët të mos vuajnë më sepse nuk marrin dot ilaçet, këto situata nuk duhet që të ekzistojnë më. Çështja Beleri është një çështje ligjore pasi u kap duke vjedhur vota. Nuk mund të bëjë dot betim nga burgu sepse i hedhim poshtë të gjitha institucionet e drejtësisë. Ai tani do pres fajësi apo pafajësi, nëse merr fajësi do rri në burg nëse do marr pafajësi do të dal dhe do të betohet si kryetar.

-Partia Demokratike duket se po bëhet bashkë pasi ka pasur një takim të Gazmend Bardhin dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa para pak kohësh mes tyre ka pasur akuza të forta, keni një koment lidhur me këtë?

Këta merren akoma me Berishën dhe Ilir Metën, ata janë dy kufoma të vdekura dhe nuk ngjallen më. Ata tani janë në fazën e llogaridhënies para drejtësisë, i thërresin në SPAK, atje do marrin goditjen për krimet që kanë bërë. Edhe këto lëvizje i shoh si lëvizje të dëshpëruara, shikojnë numra këta u bënë bashkë 40 deputet, por ata nga do ti kthesh janë vegla dhe shërbëtor të Metës dhe Berishës. Reforma në drejtësi do shkoj tek cilido edhe tek njeriu i thjesht fare dhe këta tani po mundohen që të mbajnë gjallë këto dy kufoma.

Arsyeja që këta bëhen bashkë është për të marr prapë pushtetin dhe për të vjedh këtë vend, por ata që nuk duan që ta shohin dhe analizojnë faktin e zgjedhjeve  të fundit ata në qafë paçin veten e vet. Në 14 maj Berisha dhe Meta morën me votë ndëshkimin më të rëndë nga populli. Me të vërtetë Basha mori 105 mijë vota sepse nuk bënë fare fushatë për të mos thënë që ja na i prishën këta zgjedhjet ne, por ata që nuk dolën ishin bojkot kundër Metës dhe Berishës. Ata nuk vijnë dot më në pushtet, sepse janë të vdekur, ajo e atyre është një forcë e vdekur.

-Sa ekziston mundësia që këta që nuk mundën dot Berishën, të mundin Ramën, sepse Bardhi tha se duhet të bashkohemi me Berishën sepse kundërshtar kemi kryeministrin Edi Rama, si e shini ju këtë? 

Këto janë sebepe për të mbajtur në këmbë Berishën dhe Metën, ata i mbajnë sepse mbajnë veten e tyre, sepse e dinë se pas atyre e kanë këta radhën. Ata thonë sa të jenë këta do jemi edhe ne, këtu e kanë hallin ata. Në rast se do të vazhdojë ende kjo mendësi e Gaz Bardhit me shok, Rama merr edhe mandatin tjetër. Bardhit iu duken ditë të bukura ato që u bë ministër i komanduar dhe mendon se mund të vij prapë ajo ditë.

-Sa mundësi ka Bardhi ta drejtojë këtë grup përfshirë edhe Berishën?

Po kush pyet për Bardhin aty, ajo është një bandë e korruptuar. Ata thonë po fuqizohemi, jemi më të fuqishëm, po të bëhen zgjedhjet nga ata dalin ose jo 4 a 5 deputet.

-A do të godas SPAK edhe nga opozita sepse deri tani ka goditur vetëm nga mazhoranca?

Loja nuk ka filluar akoma në fakt, loja do të fillojë kur të vihet dorë mbi Berishën dhe Metën dhe mbi familjet e tyre, 2 familjet më të mëdha mafioze që e kanë vjedhur dhe roptuar këtë vend. Me ato pasuri që kanë vjedhur këta dhe i kanë futur në bankat e botës Shqipëria mund të ndërtohet 10 herë. Do kemi shumë zhvillime dhe loja do filloj kur ata 2 të jenë në bankën e të akuzuarve. Këta hedhin vallen sipas melodisë së Serbisë, shihni kush e solli Berishën dhe Metën në pushtet, shihni kur janë hedhur në veprim ata, kanë bërë lloj- lloj krimesh për të mbajtur këtë vend peng.

-Ndërkohë pak ditë më parë është arrestuar Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është arrestuar në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale dhe thuhet se ai është arrestuar me dyshimin se ka publikuar emrat e disa dëshmitarëve për disa procese të krimeve të luftës, si e shihni këtë?

Problemi është se këtu është një skenar për të goditur luftën e drejtë të popullit të Kosovës për të luftuar për çlirimin e vendit. Serbia nuk po lë gur pa lëvizur me qëllim që të kemi goditje të krahut të luftës. Problemi më i rëndë është se strukturat tona bien pre e të tilla manipulimeve dhe e presioneve që bëjnë edhe agjenci të fshehta antishqiptare. Luftën për pushtet si andej si këtej e kanë më të shenjtë se luftën për Shqipërinë, këta tanët për pushtet e shesin vendin për pushtet sa herë të duan.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.