Po shkëmbenin 13 kg kokainë në një qendër tregtare, pranga dy shqiptarëve trafikantë

Policia e Vicencës në Itali ka vënë në pranga 2 shtetas shqiptarë nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, të forta. Dy shqiptarët u arrestuan gjatë një operacioni të policisë në parkingun e një qendre tregtare në Torri di Quartesolo. Efektivët vunë re lëvizjet e tyre të dyshimta dhe i ndoqën ata për […]

Prill 23, 2024 - 23:00
 0
Po shkëmbenin 13 kg kokainë në një qendër tregtare, pranga dy shqiptarëve trafikantë

Policia e Vicencës në Itali ka vënë në pranga 2 shtetas shqiptarë nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, të forta.

Dy shqiptarët u arrestuan gjatë një operacioni të policisë në parkingun e një qendre tregtare në Torri di Quartesolo.

Efektivët vunë re lëvizjet e tyre të dyshimta dhe i ndoqën ata për një kohë të gjatë, deri në momentin kur po shkëmbenin pakot me lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë G. E. 45 vjeç dhe A. I. 34 vjeç teksa policia italiane konfirmon se atyre iu sekuestruan 13 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.

Në shtëpinë e njërit prej të dyve, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 36.000 euro, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.