Po shkëmbenin drogën, katër të arrestuar, mes tyre dhe një grua

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 4 persona, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit policor “Vendtakimi”, u sekuestruan 3.8 kg kanabis sativa në momentin që 4 personat po shkëmbenin lëndën narkotike. Gjatë këtij operacioni, arrestuan në flagrancë shtetasit V. Y., 58 vjeçe dhe K. Y., 28 vjeç (nënë e […]

Maj 14, 2024 - 12:45
 0
Po shkëmbenin drogën, katër të arrestuar, mes tyre dhe një grua

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 4 persona, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor “Vendtakimi”, u sekuestruan 3.8 kg kanabis sativa në momentin që 4 personat po shkëmbenin lëndën narkotike.

Gjatë këtij operacioni, arrestuan në flagrancë shtetasit V. Y., 58 vjeçe dhe K. Y., 28 vjeç (nënë e bir), shtetasin S. F., 63 vjeç, si dhe shtetasin nga Mali i Zi, I. D., 35 vjeç.

Në fshatin Kullaj, shtetasit K. Y. dhe S. F. u kapën në flagrancë, teksa i shisnin 35-vjeçarit, rreth 3.8 kg lëndë narkotike kanabis sativa, për sigurimin e së cilës dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetasen V. Y.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.