“Po shkoj te mjeku për të kontrolluar plagën”, zhduket 33-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një 33-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila sipas informacioneve quhet Emmanuela B., dhe ka një kartë identiteti greke, rezulton e zhdukur prej 1 jave në Greqi. Ajo u zhduk në rrethana shumë të çuditshme më 17 janar pasi deklaroi se do të shkonte në Pagni për t’i parë mjekët një plagë në këmbë që kishte […]

Janar 24, 2024 - 12:43
 0
“Po shkoj te mjeku për të kontrolluar plagën”, zhduket 33-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një 33-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila sipas informacioneve quhet Emmanuela B., dhe ka një kartë identiteti greke, rezulton e zhdukur prej 1 jave në Greqi. Ajo u zhduk në rrethana shumë të çuditshme më 17 janar pasi deklaroi se do të shkonte në Pagni për t’i parë mjekët një plagë në këmbë që kishte nevojë për ndërrim garze.

Ajo është zhdukur që atëherë, pavarësisht se dyshohet se kishte telefonuar familjen e saj më 21 janar dhe tha se do të kthehej atë mbrëmje. Por ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë, ku familjarët e saj nuk kanë kontaktuar me të deri më 23 janar. Pas kësaj, babai i 33-vjeçares ka denoncuar të bijën si të zhdukur.

Sipas mediave greke, Emmanuela duket se nuk e ka bërë më parë këtë gjë dhe kjo sjellje shkakton shqetësim të fortë pasi pas telefonatës së fundit, celulari i saj mbetet i fikur. Zhdukja e saj u denoncua në Drejtorinë e Sigurisë Irakleo.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.