Podcast-i “Flasim”\ Alban Skënderaj: Kalova 20 orë të vështira në det në anijen me 400 veta!
Këtë të shtunë këngëtari i njohur Alban Skënderaj ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama në podcasting “Flasim” ku tregoi dhe rrugëtimin e tij drejt Italisë me anije. Ishte marsi i vitit 1997. Albani ishte 15 vjeç. “Do iki vetëm për të parë e të kthehem” kështu i tha të ëmës në Vlorë dhe u nis. […]
Këtë të shtunë këngëtari i njohur Alban Skënderaj ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama në podcasting “Flasim” ku tregoi dhe rrugëtimin e tij drejt Italisë me anije.
“Do iki vetëm për të parë e të kthehem” kështu i tha të ëmës në Vlorë dhe u nis.
Unë për pak rashë. Mbaj mënd një djalë që më ka kapur prej xhupit të xhinsit të lehtë. Rrëshkita. Më kapi gjysmën e trupit jashtë e gjysmën e trupit brenda. Po të kisha rënë nuk do të më kishte parë njeri.
Më pas Guardia di Financa ndaluan me drita. Aty ishte fatale. Sepse ndaluan të na jepnin ushqim dhe të gjithë që ishin brenda në anije dolën jashtë e anija po mbytej. Na hodhen në një anije luftarake ku udhëtuam disa orë të tjera. Gati 20 orë zgjati udhëtimi
Na çuan në një kamp ku kam kujtime sa tragjike e komike. 2 javët e para nuk kam pasur kontakt me familjen. Dikush i kishte thënë: Sa keq e kemi parë Albanin në anije.
Pasi anija e Otrantos u mbyt një ditë më pas ne u nisëm një ditë më para”.
What's Your Reaction?