Podgorica nuk pranon anëtarësimin në grup në BE/ Milatoviç: Mali i Zi anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028

Në forumin ekonomik të Athinës Presidenti malazez Jakov Milatoviç nuk e pranoi propozimin e homologes sllovene drejtuar Brukselit që të anëtarësojë në grup shtetet ballkanike. Milatoviç tha se Mali i Zi duhet të jetë anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028. Jakov Milatoviç, President i Malit të Zi: Nga dhjetë vendet kandidate për anëtarësim në […]

Prill 11, 2024 - 12:15
 0
Podgorica nuk pranon anëtarësimin në grup në BE/ Milatoviç: Mali i Zi anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028

Në forumin ekonomik të Athinës Presidenti malazez Jakov Milatoviç nuk e pranoi propozimin e homologes sllovene drejtuar Brukselit që të anëtarësojë në grup shtetet ballkanike. Milatoviç tha se Mali i Zi duhet të jetë anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028.

Jakov Milatoviç, President i Malit të Zi: Nga dhjetë vendet kandidate për anëtarësim në BE Mali i Zi është më i avancuari ekonomikisht, ka përdorur Euron që nga viti 2001. Vendi aktualisht qeveriset nga një brez i ri i politikanëve kështu që tani synimi ynë është të bëhemi shteti i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian.

Lufta në Ukrainë sipas Milatoviç shërbeu si një alarm zgjimi, sepse tashmë kuptohet se zgjerimi i BE-së ka të bëjë edhe me sigurinë e kontinentit evropian.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.