Pogradeci mbushet me turistë! Pushuesit: Të ofron gjithçka me çmime të lira

Pogradeci e ka nisur sezonin turistik 2024, i favorizuar edhe nga temperaturat e larta. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, emigrantë por edhe të huaj, fundjavën po e kalojnë buzë liqenit të Pogradecit. Maria nga Greqia thotë për Report TV, se Pogradecin e zgjedh për shumë arsye dhe se do ua rekomandojë edhe të tjerëve. “Pogradeci […]

Mars 31, 2024 - 18:40
 0
Pogradeci mbushet me turistë! Pushuesit: Të ofron gjithçka me çmime të lira

Pogradeci e ka nisur sezonin turistik 2024, i favorizuar edhe nga temperaturat e larta. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, emigrantë por edhe të huaj, fundjavën po e kalojnë buzë liqenit të Pogradecit.

Maria nga Greqia thotë për Report TV, se Pogradecin e zgjedh për shumë arsye dhe se do ua rekomandojë edhe të tjerëve.

“Pogradeci më pëlqen sepse mund të vij këtu me makinë, dhe mund të lëviz me makinë. Është shumë bukur këtu, me pëlqen si liqeni ashtu edhe malet përreth. Kam ardhur për një natë dhe më pëlqen shumë ushqimi tradicional. Nga këtu do të iki në Ohër”, shprehet turistja nga Greqia.

Jo vetëm liqeni, natyra dhe destinacionet turistike të Pogradecit, por edhe çmimet ekonomike po tërheqin më shumë pushues këtë fillim-prilli.

“Pogradeci të ofron qetësi, relaks, dhe kalamajtë e preferojnë shumë. Çmimet janë më të arsyeshme, qyteti i Pogradecit është më i arsyeshëm me çmimet”, thotë një pushuese.

“Edhe sikur të mos isha pogradecare do ta zgjidhja Pogradecin të vija me pushime, njerëzit janë shumë mikpritës, çmimet janë më të lira se në jug, vij 2-3 here në vit, sa herë që kam pushime”, shprehet një emigrante me origjinë nga Pogradeci.

Qetësia dhe gjithçka të ofron qyteti i vogël i Juglindjes, po tërheqin edhe pensionistët.

“Kemi marrë një shtëpi me qira, është vend i qetë, i bukur, i pastër, i rregullt. Mbas pensionit më duket vendi ideal”, thotë një pensioniste.

Parku i Drilonit, Tushemishti por edhe liqeni i Pogradecit janë kthyer në pika të forta turistike përgjatë gjithë vitit, numër që pritet të shtohet më tej pas investimit për Rehabilitimin e Parkut të Drilonit, duke shtuar edhe një pasarelë mbi liqen, që shërben si shëtitore për vizitore.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.