Pogradeci shpallet kampion i kategorisë së dytë, mposht Valbonën në finale

Pogradecarët janë shpallur kampion në kategorinë e dytë duke mundur në finale Valbonën e Tropojës, ekip që e ka mbyllur sezonin në vendin

Maj 10, 2024 - 20:50
 0
Pogradeci shpallet kampion i kategorisë së dytë, mposht Valbonën në finale

Pogradecarët janë shpallur kampion në kategorinë e dytë duke mundur në finale Valbonën e Tropojës, ekip që e ka mbyllur sezonin në vendin e parë në grupin A, ashtu si pogradecarët në grupin B.

Ka mjaftuar një gol i shënuar në minutën e 63 nga Sulejman që pogradecarët të ngrejnë lart Kupën e titullit në fund të kësaj ndeshje që duhet thënë se është kontrolluar nga minuta e parë deri në fund nga liqenorët me gjithë përpjekjet e veriorëve për të ndryshuar dicka në këtë takim final

Trajneri Samuel Nikaj ndryshe nga ndeshjet e sezonit ka patur në mesfushë me shume lojtare ndërtues të cilët jo vetëm kanë krijuar situata të vështira tek porta tropojane në fazën sulmuese e ja kane dale të ruajnë ekuilibrat në dy fazat e lojës.

Për Nikaj dhe futbollistin Topllari titulli ka qenë mbyllja më e mirë e sezonit për skuadrën pogradecare, që sezonin tjetër se bashku me Valbonen do të luajne në kategorinë e parë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.