Polic dhe instrumentist: Pasi heq uniformën, i përkushtohem muzikës

Gjatë javës Gjovalin Ndreca ushtron detyrën e punonjësit të policisë në Bashkinë Lezhë por në kohën e lirë lë mënjanë uniformën dhe i përkushtohet pasionit për instrumentet e folklorit. Fyelli, gajdja apo bilbili janë disa prej veglave që përdor. Ka nisur të luajë në to që fëmijë, tregon se është frymëzuar dhe ndikuar nga artisti […]

Tetor 28, 2023 - 21:35
 0
Polic dhe instrumentist: Pasi heq uniformën, i përkushtohem muzikës

Gjatë javës Gjovalin Ndreca ushtron detyrën e punonjësit të policisë në Bashkinë Lezhë por në kohën e lirë lë mënjanë uniformën dhe i përkushtohet pasionit për instrumentet e folklorit.

Fyelli, gajdja apo bilbili janë disa prej veglave që përdor. Ka nisur të luajë në to që fëmijë, tregon se është frymëzuar dhe ndikuar nga artisti nderi i kombit Ndue Shyti.

Sot ka 50 vite në skena të ndryshme, shumë çmime dhe vlerësime në Pukë e Lezhë. Kur imiton melodinë e zogjve është vështirë të dallosh në është ai apo shpendët në natyrë.

T’i realizosh këto vegla frymore nuk është e lehtë. Materialet që përdor për krijimin e tyre janë të riciklueshme. Kryesisht tuba të vjetër që i ka marrë nga objekte të prishura.

Gjovalini rrëfen se e dashuron muzikën. Kur luan në instrument përfshihet me gjithë qenien.

Muzika e krijuar nga veglat e folklorit duhet të trashëgohen pasi ka vështirërsi në gjetjen e personave që i hedhin ato në pentagram. Për këtë, ai i regjistron pjesët e krijuara, qofshin të reja apo ato që janë luajtur më parë.

Gjovalini thotë se ndaj këtyre veglave nuk ka vëmendje. Dëshira e tij është që këtë trashëgimi t’ja lërë nipit të tij që jeton në Gjermani./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.