Policia arreston 6 persona në Tiranë, detajet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshmë penale. Një 26-vjeçar u arrestua, pasi iu gjet lëndë narkotike

Shkurt 19, 2024 - 11:31
 0
Policia arreston 6 persona në Tiranë, detajet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshmë penale.

Një 26-vjeçar u arrestua, pasi iu gjet lëndë narkotike kokainë në automjetin që drejtonte. Po ashtu, për të njëjtin motiv u prangos edhe një 37-vjeçar.

Një 55-vjeçar u arrestua, pasi , pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin një qytetari. Arrestime të tjera ka pasur edhe për dhunë në familje si dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

– B. K., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe ne qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një shumë parash”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë policia po punon për arrestimin e të tjerë personave, pas një shpërthimi me lëndë plasëse në ambientet e murit rrethues të një banese në Marikaj, Vorë./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.