Policia Bashkiake, masa për parkimet abuzive në kryeqytet: Bllokim mjeti nëse nuk shlyeni detyrimet

Policia Bashkiake në Tiranë ka vijuar aksionin e ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve në kryeqytet të cilët parkojnë në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët. Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë intensifikuar punën jo vetëm në drejtim të marrjes së masave për të parandaluar dhe ndëshkuar parkimet abuzive të automjeteve […]

Janar 26, 2024 - 09:38
 0
Policia Bashkiake, masa për parkimet abuzive në kryeqytet: Bllokim mjeti nëse nuk shlyeni detyrimet

Policia Bashkiake në Tiranë ka vijuar aksionin e ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve në kryeqytet të cilët parkojnë në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët.

Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë intensifikuar punën jo vetëm në drejtim të marrjes së masave për të parandaluar dhe ndëshkuar parkimet abuzive të automjeteve në qytet, por edhe në drejtim të vjeljes së masave administrative të pashlyera nga kundravajtësit.

Policia bashkiake kërkon bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve, për të parkuar në vendet e përcaktuara për parkim, pa u berë pengesë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve, apo hapsirave dhe aktiviteteve të tjera.

Ajo u kërkon drejtuesve shkelës që të paguajnë brenda afateve ligjore detyrimet për masat administrative, pasi në të kundërt shërbimet e Policisë Bashkiake, do të përdorin të gjitha mjetet shtrënguese që kanë në dispozicion, deri në spostimin e automjeteve të kundravajtësve me mjet ngritës, për në pikat e bllokimit.

Policia Bashkiake ka kontribuar edhe në respektimin e normave të qarkullimit dhe në mbajtjen hapur të korsive të emergjencave të dedikuara për zjarrfikëset, autobusët apo për ambulancat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.