Policia bastis lokalet e natës në Moskë, kërkojnë të arrestojnë homoseksualët

Ambientet që frekuentohen nga homoseksualët do të jenë në “shenjestrën” e policisë ruse. Aksioni policor vjen vetëm disa ditë pasi LGBT+ u shpall organizatë ekstremiste. Menjëherë pas këtij vendimi policia ka nisur bastisjen e disa klubesh nate, si dhe sauna për meshkuj, ku raportohet se vizitohen nga homoseksualë. Ky veprim i Kremlinit, shkaktoi zemërim tek […]

Dhjetor 3, 2023 - 16:09
 0
Policia bastis lokalet e natës në Moskë, kërkojnë të arrestojnë homoseksualët

Ambientet që frekuentohen nga homoseksualët do të jenë në “shenjestrën” e policisë ruse. Aksioni policor vjen vetëm disa ditë pasi LGBT+ u shpall organizatë ekstremiste. Menjëherë pas këtij vendimi policia ka nisur bastisjen e disa klubesh nate, si dhe sauna për meshkuj, ku raportohet se vizitohen nga homoseksualë.

Ky veprim i Kremlinit, shkaktoi zemërim tek organizatat e të drejtave të njeriut, të cilat e konsiderojnë si shkelje të rëndë të lirë së qytetarëve.

Në një video që qarkulloi në rrjete sociale, policia shfaqet duke bastisur një klub në Moskë, ku rreth 300 persona ishin mbledhur për një festë LGBT+.

“Në mes të festës, policia ndaloi muzikën dhe filloi të fotografonte pasaportat e klientëve. Numri i të arrestuarve mbetet i paqartë. Policët kontrolluan pasaportat dhe ata që nuk kishin leje qëndrimi në vend u arrestuan”, shtoi një dëshmitar okular.

Rusia prej kohësh ka dënuar marrëdhëniet mes të njëjtës gjini, duke u kthyer në një ndër vendet më radikale në botë.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.