Policia bën bilancin e shkurtit: Parandalimi i 7 ngjarjeve kriminale dhe kapja e 20 të kërkuarve

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për muajin shkurt, finalizimin e 120 aksioneve kombëtare, arrestimet, goditjet e grupeve kriminale, sekuestrimet e lëndëve narkotike dhe armëve, etj,. Në këtë kuadër, Policia ka bërë me dije se ka parandaluar 7 ngjarje kriminale kundër personit, si dhe ka arrestuar 40 persona për dhunë në familje. Sakaq, […]

Mars 4, 2024 - 12:35
 0
Policia bën bilancin e shkurtit: Parandalimi i 7 ngjarjeve kriminale dhe kapja e 20 të kërkuarve

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës për muajin shkurt, finalizimin e 120 aksioneve kombëtare, arrestimet, goditjet e grupeve kriminale, sekuestrimet e lëndëve narkotike dhe armëve, etj,.

Në këtë kuadër, Policia ka bërë me dije se ka parandaluar 7 ngjarje kriminale kundër personit, si dhe ka arrestuar 40 persona për dhunë në familje.

Sakaq, në vijim të aksioni ‘Sundimi i Ligjit” në muajin shkurt, policia ka zbardhur 3 ngjarje në fushën e krimeve kundër personit, të cilat fillimisht u raportuan si aksidentale, si dhe 50 vjedhje të kryera më parë, 3 prej tyre nëpërmjet kanosjes me armë.

20 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestuan gjithashtu. 467 persona janë  arrestuar, ndaluar apo proceduar penalisht, në kuadër të 2 megaoperacioneve kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, 30 prej të cilëve kanë qenë të shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, janë sekuestruar 46 armë zjarri, 8 armë gjahu, 3 mina me telekomandë, 1462 kg lëndë plasëse, 227 kapsolla elektrike dhe detonatore, 5 kallëpe tritoli, shuma parash dhe sende të kundërligjshme.

Ndërsa në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, janë sekuestuar 11 kg heroinë, 1.5 kg kokainë dhe qindra doza të kësaj lënde, 27.3 kg kanabis, qindra doza dhe fara të kësaj lënde, sasi kanabisi në trajtë çokollate, 10 peshore për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale në këtë fushë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.