Policia britanike publikon fotot e 3 shqiptarëve të akuzuar për vrasje, 10 mijë paund shpërblim për çdo informacion

Policia britanike ofron 10 mijë paund shpërblim për këdo që ka informacion për vendndodhjen e 3 të rinjve shqiptarë, të cilët akuzohen për

Mars 24, 2024 - 23:05
 0
Policia britanike publikon fotot e 3 shqiptarëve të akuzuar për vrasje, 10 mijë paund shpërblim për çdo informacion

Policia britanike ofron 10 mijë paund shpërblim për këdo që ka informacion për vendndodhjen e 3 të rinjve shqiptarë, të cilët akuzohen për vrasjen e një britaniku.

Autoritetet në Britani kanë publikuar emrat dhe fotot e 3 shqiptarëve që janë në kërkim urgjent nga drejtësia angleze. Bëhet fjalë për Kevin Vucinin, Brigen Carrican ose Qarrican dhe Rrezon Cengun.

Tre shqiptarët janë shpallur në kërkim për një vrasje brutale me armë gjahu në Midlands të ndodhur më 10 gusht të vitit 2023, shkruajnë mediat vendase.

Ndërkaq dyshohet se ata mund të fshihen në Londër. Autoritetet në Angli i bëjnë apel qytetarëve që të kontaktojnë në mënyrë anonime nëse e dinë vendndodhjen e tre burrave.

Kevin Vucini, 25 vjeç, Brigen Carrica/Qarrica, 21 vjeç dhe Rrezon Cengu, 22 vjeç, kërkohen urgjentisht nga detektivët për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me vdekjen e britanikut Daly./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.