Policia e kërkonte prej 35 vjetësh, vrasësi serial shfaqet në programin televiziv

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, ku një vrasës serial i kërkuar për 35 vjet nga policia, mori pjesë në një

Mars 14, 2024 - 15:25
 0
Policia e kërkonte prej 35 vjetësh, vrasësi serial shfaqet në programin televiziv

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, ku një vrasës serial i kërkuar për 35 vjet nga policia, mori pjesë në një program të njohur.

Midis viteve 1980 dhe 1990, konkursi i titulluar Tout le monde veut prendre sa place (Të gjithë duan të zënë vendin e tyre) u transmetua në France 2, rreth kohës kur policia po kërkonte vrasësin serial François Verove, i cili ishte përgjegjës për nëntë vrasje dhe 30 raste ngacmime/përdhunimesh, përfshirë fëmijët.

Vrasësi serial kreu vetëvrasje në vitin 2021, duke kuptuar se do të kapej kur detektivët të gjenin ADN-në që ata besonin se mund të përputhej me të dhe më pas e thirrën për të dëshmuar.

Ndërsa mostrat e ADN-së të marra nga Verove, trupi i pajetë i të cilit prehet në jug të vendit, përputheshin me ato të gjetura në vendin e krimit, vrasësi serial, i shpallur në kërkim prej vitesh, rrëfeu krimet e tij në letrën e vetëvrasjes që la.

Verove, i cili pretendonte se i kishte kryer vrasjet për shkak të një zemërimi të madh që e ktheu në kriminel, shkruante në letrën e tij se vrasjen e fundit e kreu në vitin 1997 dhe se pas kësaj date e kishte hequr qafe ‘impulsin për të vrarë’.

Fakti që vrasësi serial u shfaq në emisionin e njohur në televizionin shtetëror pa e fshehur emrin e tij dhe se askush nuk e vuri re këtë shkaktoi kritika të ashpra ndaj policisë franceze. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.