Policia e Tiranës “shkatërron” grupin që shiste kanabis në Kombinat

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shpërndante dhe shiste lëndë narkotike kanabis të ndarënë doza në zonën e Kombinatit. Në

Qeshor 1, 2024 - 14:40
 0
Policia e Tiranës “shkatërron” grupin që shiste kanabis në Kombinat

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shpërndante dhe shiste lëndë narkotike kanabis të ndarënë doza në zonën e Kombinatit.

Në pranga kanë rënë  shtetasit: Saimir Çopani, Bruno Çerma, Ervis Guma dhe Rigert Shani, të gjithë banues në Tiranë

 Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Fabrika e Qelqit”, dhe gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë ju gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 4 të arrestuarit pasi siguronin lëndën narkotike në sasi, e ndanin atë në doza, të cilat i shitnin më pas në lagje të ndryshme të Kombinatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi policisë

Tiranë- Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një grup që shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Kombinatit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Green”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagarancë shtetasit S. Ç., 29 vjeç, B. Ç., 32 vjeç, E. G., 37 vjeç, dhe R. Sh., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Fabrika e Qelqit”, dhe gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë ju gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 4 të arrestuarit pasi siguronin lëndën narkotike në sasi, e ndanin atë në doza, të cilat i shitnin më pas në lagje të ndryshme të Kombinatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim./vizionplsu.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.