Policia gjen të groposur drogën e dy kushërinjve të arrestuar në Mirditë

Një 41-vjeçar është vënë në pranga në Mirditë. Ai kishte fshehur pranë banesës një kallashnikov dhe dy karikatorë me fishekë luftarakë që posedoheshin nga ky person. “U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Ç., 41 vjeç, pasi në territorin përreth banesës së këtij shtetasi, në fshatin Simon, Mirditë, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov […]

Nëntor 20, 2023 - 14:48
 0
Policia gjen të groposur drogën e dy kushërinjve të arrestuar në Mirditë

Një 41-vjeçar është vënë në pranga në Mirditë. Ai kishte fshehur pranë banesës një kallashnikov dhe dy karikatorë me fishekë luftarakë që posedoheshin nga ky person.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Ç., 41 vjeç, pasi në territorin përreth banesës së këtij shtetasi, në fshatin Simon, Mirditë, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov dhe 2 karikatorë me fishekë luftarak, që posedoheshin nga ky shtetas, pa leje”, njoftoi policia.

Në po të njëjtin vend në Mirditë, fshatin Simon, u sekuestruan edhe 10 kilogramë kanabis. Kjo sasi droge ishte groposur në një sipërfaqe pyjore. Pronarë të saj rezultojnë dy kushërinj, të arrestuas në fillim të Nëntorit për drogë.

“U sekuestruan 10 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, sasi e cila u gjet e groposur në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Simon, Mirditë. Nga hetimet rezultoi se kjo lëndë narkotike iu përkiste shtetasve K. Ç. dhe P. Ç. (kushërinj), të arrestuar nga Policia, me datë 01.11.2023, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, si bashkëposedues të 4.3 kilogramëve lënde narkotike cannabis sativa, sasi e cila u sekuestrua nga Policia, ditën e zhvillimit të megaoperacionit”, njoftoi policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.